Autoritetet doganore të Shqipërisë njoftojnë se edhe gjatë kësaj fundjave, ka pasur numër jashtëzakonisht të madh të banorëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt brigjeve të Adriatikut e Jonit. Numri i qytetarëve që kanë hy në Shqipëri nga pikat doganore me Kosovën ka arritur rreth 16 mijë persona dhe afër 10 mijë automjete. Shqipëria është bërë një vend i dëshirueshëm për të kaluar pushimet edhe nga turist ndërkombëtar dhe kjo ka bërë që edhe mediet e rëndësishme ndërkombëtare të shkruajnë për bukuritë që ofron Shqipëria, qoftë me plazhet e saj apo vendet malore. Gjatë vitit që lam pas, Shqipëria është vizituar nga 7 milion turist. Autoritet vendore kanë deklaruar se synojnë që këtë vit, numri i turistëve që do ta vizitojnë Shqipërinë të jetë edhe më i madh.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …