Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit, Kiev, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë

Vazhdojnë luftimet e ashpra mes ushtrisë së Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina raporton për luftime të ashpra në lindje Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, forcat ruse kanë realizuar mbi 40 sulme ajrore dhe 51 sulme me raketa. Ndërkohë janë duke u zhvilluar luftime të ashpra gjatë sulmeve të forcave ukrainase për ta kthyer kontrollin në vendbanimet e pushtuara nga ushtria ruse dhe këtyre të fundit për ta mbajtur kontrollin në këto vendbanime. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se për shkak të luftimeve të ashpra në Zaporizhja Oblast, në perëndim të Donjeckut dhe përreth Bahmutit, si Rusia, ashtu edhe Ukraina po pësojnë humbje të mëdha në njerëz. Humbjet e Rusisë me gjasë janë në nivelet më të larta që nga piku i arritur gjatë betejës për Bahmutin në mars, vlerëson ministria britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …