Më shumë se 16 mijë persona kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, sipas policisë kufitare. Shumë qytetarë të Kosovës po zgjedhin që ditët e vikendit t’i kalojnë në Shqipëri, në bregdet apo edhe në vende të tjera turistike. Por ky sezon nuk i gjen vizitorët në radhë për kontrollin rutinë që bëhej më parë pasi në pika kufitare po kalohet pa kontroll. Kjo si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së arritur një vit më parë mes dy qeverive, që synon shmangien e radhëve të gjata. Autoritetet shprehen se në drejtim të kufirit shqiptar kanë kaluar mbi 9,200 automjete nga pika kufitare e Morinës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …