Analisti shqiptar, Plator Nesturi, ka komentuar përplasjen Rama-Kurti lidhur me situatën në Veri të Kosovës. Sipas tij, është e dëmshme nëse krijohet një lloj retorike sikur Kurti është mbrojtësi dhe ndërkombëtarët ia kanë me hile Kosovës dhe akoma më e dëmshme retorika e konfliktit më Shqipërinë. “Nuk mund t’ia kenë me hile ata që e kanë krijuar Kosovës dhe e kanë bombarduar Serbinë. Kjo mënyrë si po operon Kurti është shumë e dëmshme. Pse duhet krijuar një polemikë kaq e madhe me kryeministrin Rama për të krijuar një konflikt të dytë, një klimë e panevojshme. E ndoqa me shumë kujdes, nuk mendoj se Rama ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Kurtit, madje kam parë të kundërtën. Kryeministri shqiptar arriti të pranojë pa dëshirën e tij të mos realizonte një takim me Kurtin. Është kërkuar takim para se të bëhej mbledhja mes dy qeverive”, tha Nesturi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …