leoni

Pal Lekaj: AAK do ta bllokoj Kuvendin bashkë me veteranët nëse edhe ata nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale prej 450 euro

Pal Lekaj: AAK do ta bllokoj Kuvendin bashkë me veteranët nëse edhe ata nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale prej 450 euro

Deputeti i AAK-së dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Pal Lekaj ka thënë se është e habitshme se pse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë neglizhuar me projektligjin që do të mundësonte rritjen e pagës në vend. Sipas tij, kjo dëshmon edhe një nga premtimet, mashtrimet dhe dështimet e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti. “Sa i përket Ligjit për Pagën Minimale keni të drejt kur thoni se kanë kaluar 365 ditë dhe është e çuditshme pse kjo Qeveri nuk procedon në Kuvend edhe pse ka ardhur në komisionin për buxhet, është diskutuar, është miratuar amendamenti i një deputeti të mazhorancës, që paga minimale të jetë 450 euro. Ne si AAK e kemi pasur një amandament që nuk ka kaluar 370 euro dhe mendoj se atë ditë është parë se kjo qeveri nuk është e interesuar fare të merret me këtë ligj, sepse vetëm ka pasur demagogji dhe jo diçka tjetër. I ka mashtruar qytetarët dhe po thuajse nuk ka bërë asnjë veprim ta procedojë dhe ta miratojë dhe ministri e tha atë ditë qartë se duhet të tërhiqet ky ligj nga qeveria dhe kjo jep të kuptohet se kjo qeveri ka bërë lojë më tepër sesa që janë të vendosur që të vazhdoj të procedohet dhe të votohet ky ligj. Ka mundësi që ligji të kthehet në pikën zero, apo mos të kaloi amandamenti i z. Rrahmani në Kuvend, sepse shumicën e përbëjnë ata dhe paga minimale mund të jetë 264 euro’, tha Lekaj. Por në rast se projektligji ligji për pagën minimale mund të kthehet në pikën zero apo mos të kaloj propozimi për që paga minimale të jetë 450 euro apo edhe mos përfshirja e veteranëve në të, Pal Lekaj nga AAK thotë se nuk do ta përjashtojnë mundësinë që të protestojnë bashkë me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …