Gazeta Autoritative gjermane: Frankfurter Allgemeine Zaitung, ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një të kaluar konfrontuese me aleatët perëndimorë dhe tërë kjo ka ndodhur për shkak të kokëfortësisë së tij. Me veprime të tilla ai është duke dëmtuar vendin e tij. Gazeta shkruan se Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Tani po ndodh që jo Serbia, por Kosova të shihet në Bruksel dhe në Uashington si plangprishëse në Ballkan, pavarësisht se Beogradi zyrtar nuk e ka ndryshuar qëndrimin obstruktiv, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Albin Kurti nuk i ikë konfrontimit, por nuk mund të qëndrojë gjatë pa u dhënë përgjigje kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, pasi Kosova, në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike është krejtësisht e varur nga perëndimi, shkuan mes tjerash, Gazeta Autoritative gjermane: Frankfurter Allgemaine Zaitung
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …