U mbajt sesion informues me qytetarë malishevas për zgjedhjen e Këshillave Lokal

Kryesuesi i komisionit, Argjend  Thaçi, së bashku me anëtarët, Halil Morina dhe Veton Zogaj, mbajtën sesionin informues me qytetarë, për zgjedhjen e Këshillave lokal në territorin e komunës së Malishevës. Në këtë takim u diskutuan procedurat për zgjedhjen e këshillave lokal të Bashkësive të fshatrave, hapat që parasheh rregullorja dhe Udhëzimi Administrativ, mirëpo diskutantët pjesëmarrës të këtij procesi zgjedhor kërkuan që qytetarët të jenë aktiv dhe sa më masovisht t’i përgjigjën marrjes pjesë në zgjedhje, sepse ky mekanizëm është tregues edhe i fuqizimit të demokracisë qytetare. Komisioni, uroj për një fillim sa më të mbarë zgjedhorë dhe demokratik.

May be an image of 9 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …