Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi kundër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, po vazhdon  edhe sot. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith III,  me të filluar seanca lëshoi tre urdhra gojorë. Urdhri i parë gojorë kishte të bënte me shkurtimin e kohës për marrjen në pyetje të dëshmitarëve nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi Smith  tha se trupi gjykues është i shqetësuar me ecurinë e kohore të këtij procesi gjyqësor penale, duke i kërkuar palëve në procedurë që pyetjet karshi dëshmitarëve t’i shkurtojnë më arsyetimin se tashmë deklaratat e secilit dëshmitar i ka gjykata. Po ashtu gjykatësi luti prokurorin që për hir të të akuzuarve që ndaj tyre të zhvillohet procesi gjyqësorë në kohë të arsyeshme kërkoi që pyetjet t’i rishikojnë, ndërkaq mbrojtës i dha afat që deri në ditë e nesërme të bëjë rishikimin e kohës për marrje në pyetje të dëshmitarëve. Seanca vijoi me urdhrin e dytë gojorë përmes të cilit për mbrojtjen e Thaçit, Veselit dhe Krasniqi u zgjatë afati për apelimin e dy vendimeve gjyqësore deri më 26 qershor te këtij viti. Kurse në urdhrin e tretë gojorë me kërkesë të gjykatësit Smith III seanca kaloi në sesion privat. Pas shqiptimit  të tre urdhrave gojorë seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …