Nexhmi Lajçi: Heshtja është vetvrasje

Duke u vënë shpeshherë para situatave që të heshtnim për të mos e shfaqur pakënaqësinë, si hap strategjik për të përfituar në politikën e ditës, po heshtim edhe sot. Por gati gjithëherë kjo formë e dëgjueshmërisë na u është hakmarrë. Heshtim edhe sot kur vlerat e fituara me gjak të mijëra dëshmorëve e invalidëve të UÇK-së po nëpërkëmben. Heshtim edhe kur bashkluftetarët tanë arrestohen  e mbahen peng që nga Dubrava e deri në Hagë edhe duke e ditur se me ta  fati i Shqipërisë po mbahet peng.Heshtim edhe duke e ditur se Kosova e pas Rambujesë nuk është ajo Kosova për të cilën u luftua.

Skena, e quajtur Kosovë për diplomacitë e huaja dhe ngreha-lucët servil shqiptarë, u bë e përshtatshme për të vënë drama absurde për logjikën historike. Absurde për faktin se aktorët gjithnjë luajtën në prapaskena, ndërsa regjisorët nuk u shfaqën kurrë. Nuk ka matës më të mirë për sjelljen e politike të popujve se sa vet intuita e popullit. Pikërisht ajo intuitë ishte zëri më i fuqishëm mbështetës ndaj njerëzve, prej të cilëve kërkohej të hiqnin dorë nga qellimet e tyre të shenjta kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …