Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministrin Edi Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira me Serbinë në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob. Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën. I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm. Amerikë kemi nevojë për ju! Ne jemi 100 për qind pro, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu: Rrofshi e ju pafsha në Kosovë, aty ku ju thërret toka juaj
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, mori pjesë në një tubim me mërgimtarët e Kosovës në …