Përfundoi mbledhja e KPF-së e gjashta me radhë për këtë vit në komunën e Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte si zakonisht konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB)- 2024-2026;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga viti 2022 në vitin 2023;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00386-1, ZK- Pastaselë;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes te përgjithshëm publik, P-00364-0, ZK- Polluzhë;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01031-0, ZK-Polluzhë;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00331-0, ZK- Mrasor;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01987-0, ZK-Opterushë;

  8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00050-0 ZK-Opterushë;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01015-12 ZK-Xërxë;

  10. Shqyrtimi i raportit të komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane;

  11. Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shërbimet Publike;

Në mbledhje e sotme ishin 3 pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

  1. 1. Raporti 6 mujor i punës së kryetarit;

  2. 2. Shfuqizimi i vendimit Nr. 63/23 për vënien në mbrojtje të “Kanionit të Drinit të Bardhë”;

  3. 3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, P- 01313-3, ZK- Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …