Angelo Michele Ristuccia: Situata në veri është e tensionuar dhe duhet të zgjidhet në mënyrë politike e jo ushtarake

Angelo Michele Ristuccia: Situata në veri është e tensionuar dhe duhet të zgjidhet në mënyrë politike e jo ushtarake

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vlerësoi se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, përkundër, siç shtoi ai, është një atmosferë paqësore në dukje. Gjenerali thekson se KFOR-i mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se NATO ka dërguar trupa shtesë në Kosovë për t’u përballur më mirë me sfidat. Zgjidhjen e problemit, ai e sheh në dialog dhe një ftesë për të dyja palët për t’u ulur dhe për të de-përshkallëzuar situatën. Ristuccia nënvizoi se nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike dhe shtoi se në skenë është një ofensivë e madhe diplomatike për të qetësuar situatën dhe për ta kthyer në normalitet. Sipas tij, prania e forcave të NATO-s nuk kushtëzohet nga korniza kohore, por është e kushtëzuar vetëm nga rrethanat në terren.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …