Në Suharekë u mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetari i Komunës së Suharekës, në mes tjerash u tha se gjatë javës situata e sigurisë ka qenë e qetë dhe stabile. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka thënë se ka ndodhur vetëm një rast në Suharekë që ka qenë  vrasje në tentative, ku i  dyshimti u ndal me urdhër të prokurorit dhe arma është konfiskuar. Ai ka bërë të ditur edhe për përgatitjet që ka bërë stacioni i policisë për festën e ditës së çlirimit- 13 qershorin gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen. Ndërsa  nënkryetari  i Komunës z. Rexhep Kuçi ka njoftuar për zhvillimet dhe aktivitetet që gjatë javës kanë ndodhur në komunë. Kuçi ka njoftuar për debatin e organizuar të Lëvizjes “Fol” me kryetarin e Komunës z. Sali Asllanaj me banorët e fshatit Mushtisht, pastaj për takimin që nënkryetari e ka pas me zv. Ministren e Kulturës Elfete Shabani, nga sektori i komuniteteve e cila u interesua për pozitën dhe mundësinë e punësimit të komuniteteve RAE, pastaj për pjesëmarrjen në Ambasadën italiane ku është biseduar për mundësinë e investitorëve Italian në Kosovë si dhe për takime dhe ngjarje tjera që kanë ndodhur gjatë javës që lamë pas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …