Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë larguar Kastriot Hulajt, panot me logon e UÇK-së dhe të NATO-s, në pronë e tij private

Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë larguar Kastriot Hulajt, panot me logon e UÇK-së dhe të NATO-s, në pronë e tij private

Policia e Kosovës dhe KFOR-i ia kanë larguar pasditen e së hënës panot, Kastriot Hulajt,  pronë e tij, në të cilat ishte logoja e UÇK-së dhe NATO-s. Sipas tij, panot kanë qenë aty tash e disa muaj por janë larguar në ditën kur ai e kishte vendosur logon e UÇK-së. Ai gjithashtu ka thënë se ky veprim i Policisë dhe KFOR-it është bërë pa asnjë arsyetim dhe me masa të rrepta. Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, ka shkruar Hulaj. Ai ka paralajmëruar se rastin do ta inicioj në organet kompetente. “Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”, ka shkruar Kastriot Hulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …