Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas shkarkimit të vëllait të tij, Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit ekzekutiv nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave. Ai ka akuzuar qeverinë Kurti, pasi mendon se hkarkimi është hakmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeministër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit ‘pica’ të Armend Mujës! Deputeti Haxhiu ka thënë se kompania e udhëhequr nga vëllai i tij ka pasur suksese, mirëpo, këto suksese nuk janë duke i interesuar qeverisë Kurti, të cilën e ka quajtur qeveri anti-UÇK dhe neo-jugosllave. Për zbatim të urdhrit politik në krye të Bordit të ‘dhunshëm’ u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendësministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryeministrin Kurti janë marrë personalisht dhe intensivisht për ta realizuar hakmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar bordin e kaluar në zyre të ministres: se nëse nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet bordi, gjë e cila edhe ndodhi”, ka shkruar Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …