Shefi i BE-së, Josep Borrell tha se mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë është në kompetencën e kryetarëve, me tërheqje të kryetarëve nga detyra. Në përgjigjen e Borrell për Kurtin thuhet se mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë është në kompetencën e kryetarëve. Borell përdori një fjalë më të butë se dorëheqja që në shqip mund të përkthehet si vetë tërheqje nga detyra. Ne gjithashtu kemi kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në katër komunat të mbahen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne presim nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe presidentit Vuçiq ia kemi bërë këtë të qartë këtë kërkesë. Sipas legjislacionit të Kosovës, janë disa mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ku mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që është vetëtërheqja e kryetarëve”, thuhet në përgjigjen e shefit të BE-së, Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …