Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj dhe drejtorit për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj u mbajt panairin tradicional Veror Deçani 2023, për nderë të Ditës së Çlirimit të Deçanit, Ishte ky edicioni i 12-të i këtij panairi, i cili është shndërruar në një nga festat më të bukura që e gjallëron qytetin e Deçanit. Qëllimi i panairit është promovimi sa më i mirë i bizneseve, produkteve vendore e tradicionale, punimeve artizanale si dhe promovimi i potencialit tonë ekonomik e turistik. Këtë vit kanë marrë pjesë 46 kompani te ndryshme vendore, regjionale ashtu edhe nga Evropa. Me pjesëmarrjen e tyre kanë nderuar edhe Kryetari i komunës së Gornja Stubica, Kroaci, z. Jasmin Krizmanić, kryetari i Pukës, z. Rrok Dedaj, kryetari i Bujanovcit, z. Nagip Arifi, kryetari i Lezhës, z. Pjerin Ndreu, kryesuesi i Kuvendit të Ulqinit, z. Haxhi Sylejmani me kolegë, kryetarja e Kurbinit, znj. Majlinda Shqalsi Cara, e shumë miq tjerë të çmuar. Kryetari Ramosaj i ka falënderuar për të gjithë ata që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e panairit!