Gazeta amerikane, “Politico”, shkruan se Albin Kurti pretendon se është miku i amerikanëve, por në fakt është armiku i tyre

Gazeta amerikane, “Politico”, shkruan se Albin Kurti pretendon se është miku i amerikanëve, por në fakt është armiku i tyre

Gazeta autoritative amerikane, “Politico” ka publikuar një artikull ku bëhet fjalë  për përkeqësimin e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta  në titullin e këtij shkrimi për qëndrimin e Kurtit karshi Amerikës e ka përdorur fjalën angleze “frenemy”, që sipas fjalorit nënkupton një person që pretendon se është miku juaj por në fakt është një armik. Albin Kurti ka zemëruar të dy palët e ndarjes politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në nën-titullin e këtij shkrimi. Tutje në këtë tekst të gazetës prestigjioze amerikane thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur që ta bëj të pamundurën në politikën amerikane, ka arritur që demokratët e republikanët të kenë një konsensus mes vete. Fatkeqësisht për Kurtin dhe Kosovën, pika ku republikanët e demokratët pajtohen është që kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të Amerikës dhe Evropës për të arritur një marrëveshje për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Në këtë shkrim janë përfshirë qëndrimet e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ngjarjet në veri, qëndrimi i ambasadorit, Christopher Hill dhe fjalët që ka dhënë ish-emisari presidencial Richard Grenell, të tre këta nga dy taboret politike në Amerikë  që kanë drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti lidhur me krizën e shkaktuar në Veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …