KPF në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

– Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026;

– Propozim-vendim për iniciativën për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave mes komunave Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Vushtrri;

–  Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik;

– Propozim-vendim për miratim të Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në komunën e Skenderajt;

– Propozim-venim për miratim të Planit Lokal të Veprimit për Punësim të të Rinjve 2023-2025;

– Propozim-vendim për miratim të Planit Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në komunën e Skenderajt.

May be an image of 14 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …