Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” – Viti,  përgatiten harta nga fusha të ndryshme për komunën e Vitisë

Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” – Viti, të shoqëruar nga drejtori Mujë Tafa, janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti. Gjatë këtij takimi nxënësit kanë paraqitur para kryetarit disa harta që janë punuar nga ta në bashkëpunim me profesorët nga lënda Gjeografi dhe TIK dhe nga eksperti i kësaj fushe Prof. Dr. Bashkim Idrizi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Hartat janë të karaktereve të ndryshme si demografike, ekonomike, biznesore, bujqësore etj dhe janë përgatitur nga vetë nxënësit në kuadrin të një projekti në mbështetje të GEO-SEE Institute. Kryetari Haliti i përgëzoj ata për punën duke kërkuar që të vazhdojnë me angazhime në mësime dhe në ngritje profesionale, pasi sipas tij e ardhmja e vendit varet nga puna dhe angazhimi i të rinjve. Përndryshe bëhet me dije se nxënësit kanë hartuar 9 harta dhe atë në një periudhë 6 mujore. Gjithashtu ata prezantuan edhe draft uebfaqen e gjimnazit.

May be an image of 8 people, people studying, bureau, flag, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …