Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban kërkon nga Vuçiqi lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban kërkon nga Vuçiqi lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kishte një “lutje” për kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën. Orban po kërkon që Beogradi të lirojë tre policët e rrëmbyer kosovarë nga ana e palës serbe para një jave në pikën Bare të Leposaviqit. “Për tre policë të Kosovës, ju lutem i dashur Aleksandër, mendojeni, armiqtë mezi presin ta dëmtojnë Serbinë, është një rast i tillë në të cilin mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë dhe të ia ktheni ata tre shqiptarë Kosovës. Mendoj se kjo do të ju ndihmonte për të çuar përpara kauzën tuaj. Prandaj, po ju kërkoj të mendoni për këtë”, ka theksuar kryeministri hungarez.  Nga ana e tij, Vuçiq, thotë se “nuk po fle që sa ditë”, kjo për shkak të kërcënimeve siç pretendon ai se po i merr nga fuqi të ndryshme nëse nuk lirohen tre pjesëtarët e policisë kufitare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …