Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Hoti: Pas përjashtimit të FSK-së nga “Defender 2023” Kurti dhe Mehaj është dashur të japin dorëheqje

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në një situatë normale, Kosova duhej të ishte gati pothuajse në proces të zgjedhjeve nacionale. Kjo sepse sipas tij, me rastin e përjashtimit të Kosovës nga Defender 2023, Kurti është dashur të jepte dorëheqje. “Në atë moment që FSK-ja është përjashtuar nga “Defender 2023”, e cila ishte ëndërr e atyre ushtarëve, në atë moment kryeministri është dashur të japë dorëheqje bashkë me ministrin e Mbrojtjes. Sikur mua të më kish ndodhur ajo punë, një minutë s’do të mund të qëndroja në zyrë. Si qëndron në zyrë ti kur ta kthejnë ushtrinë te shpija. Çfarë arsye tjetër duhet tjetër për një qeveri, për një kryeministër që të japë dorëheqje për ta kthyer normalitetin në vend”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …