24 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës

24 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës

Më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës, ku kishte transmetuar program prej 4 janarit të atij viti. Me lajmin kryesor të ditës lidhur me dëbimin e të gjitha forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, ishte përmbyllur me sukses transmetimi i kohës së luftës, ndërsa Radioja kishte paralajmëruar rifillimin e transmetimit në Prishtinë, në kushte dhe rrethana të reja. Misioni i kësaj Radioje ka qenë i lidhur ngushtë me luftën çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë që nga nëntori i vitit 1997 e deri në fund të luftës. Ndërprerja e programit  nga zonat e luftës, pikërisht në ditën e largimit zyrtar dhe definitiv të serbëve nga Kosova kishte  simbolikën e vet domethënëse. Paralajmërimi i fitores qysh më 4 janar kishte qenë një hap tejet i guximshëm, por tani i bërë realitet. Radio “Kosova e Lirë”, ka filluar transmetimin e emisioneve, më 4 janar të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …