Albert Z Zholi: “Në Tempull”, libri i Fadil Shehut me personalitete, dokumentarë dhe reportazhe që sjell fytyrën e bardhë shqiptare

Albert Z Zholi: “Në Tempull”, libri i Fadil Shehut me personalitete, dokumentarë dhe reportazhe që sjell fytyrën e bardhë shqiptare

Libri i ri “Në Tempull”,  i autorit Fadil Shehu vjen si një përmbledhje intervistash, reportazhesh dhe dokumentaresh me personalitetet më të shquara të artit dhe të kulturës shqiptare në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Stamboll, Greqi dhe Amerikë. Vetë titulli intrigues do të përcjellë para lexuesit madhështinë e këtyre personaliteteve të kombit shqiptar që me artin e tyre kanë prekur tempujt e madhështisë.

Një fjalë e urtë thotë: “Arti ka lindur në Tempull dhe për Tempullin”.

Që në prehistori, në Tempull njeriu përpiqej të realizonte ekzistencën e tij, në kuptimin më të thellë të ekzistencës, jo  thjesht të gjallesës. Fjala Tempull (templum) vjen nga rrënja tem- ndaj, për të treguar kontaktin por edhe ndarjen me të padukshmen  nëpërmjet të dukshmes. Ana e dukshme e ndihmonte njeriun, që nëpërmjet analogjisë të kontaktonte botën e padukshme.

Kështu që gjërat e dukshme shikoheshin si simbole të realitetit shpirtëror. Le të kujtojmë thënien e famshme të Platonit: Ajo që është e perceptueshme te shqisat është pasqyrim i asaj që është e kuptueshme te mendja. Pra tek këta personalitete të librit e dukshmja me të padukshmen janë bashkuar të unifikuar dhe në një unitet të pandashëm, që sjellin një ndjesi shpirtërore relaksuese.

Librat me intervista janë një minimonografi për çdo personazh. Realizimi i një interviste profesionale do kohë për çdo gazetar, pasi duhet të njohësh mirë jetën dhe veprën e personazhit, cilësitë e tij, jetën në përditshëmri që të hysh brenda shpirtit të tij dhe ta zbërthesh atë.

Çdo intervistë pa një studim paraprak do jetë e zbehtë, empirike dhe pa interes për lexuesin. Thënë thjesht, të intervistosh personalitete të njohura të kulturës, letërsisë, shkencës duhet të jesh zot i drejtimit gjatë bisedës, pasi aty shpaloset profesionalizimi gazetaresk.

Nëse gazetari shkon i papërgatitur ndodh që personaliteti ta orientojë kahjen e bisedës andej nga ai

dëshiron, dhe jo aty ku është synimi i gazetarit apo redaksisë.

Në librin “Në Tempull”, autori Fadil Shehu i ka patur parasysh këto kërkesa ndaj ka rritur të sjellë para lexuesit intervista plot jetë, gjallëri, detaje, ngjarje, emocione, që e sjellin personazhin të plotë para lexuesit. Ky libër që ka krenda rreth 50 personalitete të larta, tregon njëherazi punën e madhe studiuese, parapërgatitore, hyrjen në psikologjinë e personazhit, seriozitetin e autorit dhe ndjeshëmrinë e tij. Libri lexohet plot dëshirë pasi secili personazh ka një jetë interesante, të vrullshme që sjell njohuri të reja para

lexuesit për fusha të ndryshme. Autori e ka bërë përzgjedhjën e personazheve në përshtatje të gjurmëve që ka secili në fushën e vet, njohjen e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, pozicioni që zë në shoqëri dhe kohën që jetojmë. Si risi për lexuesin do të jetë specifika e çdo personazhi, ku gjatë leximit të këtij libri, parakalojnë personalitete të njohura, që sjellin jo vetëm arritjet e tyre, por edhe të artit, shkencës, letërsisë, shqiptare të cilët ata përfaqësojnë ku ata nxjerrin në pah labirinthe jetësore apo profesionale të panjohura më parë nga lexuesit. Personazhet janë të lidhur ngushtësisht me jetën e letrave shqipe, me zhvillimin kulturor, me kushtet ekonomiko-politike të cilat i japin zhvillime të reja gjithë jetës së kombit tonë, por njëherazi edhe shteteve ku ata kanë dhe ndikimin e tyre.

Në formësimin e intervistës, personazhet me përgjegjësi dhe nivel të lartë profesional përcjellin me ndjeshmëri jo vetëm sukseset, arritjet por edhe hallet e këtij vendi të nëpërkëmbur nga politika. Personazhet sjellin jetën e e tyre por edhe atëekonomiko-shoqërore-politike, shqiptare në dekada dhe epoka

të ndryshme të hapësirës shqiptare duke dhënë kështu një fond të paimagjinueshëm në pasurimin e historisë shqiptare. Në çdo  njërën prej këtyre intervistave apo portreteve, autori pyetjet i vë në funksion logjik tek hallet dhe të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur por vital, që ka ditur në çdo situatë të dalë fitimtar. Në këtë libër do të gjeni intervista me: ISMAIL KADARE, TINKA KURTI, REXHEP QOSJA, LILIANA CINGU, BESIM ZEKTHI, ZHULIANA JORGANXHI, LEFTER ÇIPA, RUKI KONDAJ, ELENA KOCAQI, ALBERT VERRIA, KATERINA BELERI, BUJAR KAPEXHIU, ANA NAQE, KOÇO DEVOLE, MEVLAN SHANAJ, HAJRIE RONDO, MIRUSH KABASHI, MERITA HALILI, (Tre personazhe të komedisë së famshme “Pallati 176” ADELINA BALASHI, ROLAND TREBICKA, ILIR BEZHANI, ISMET BELLOVA, MERITA BAJRAKTARI, BUJAR QAMILI, KATËR HUMORISTËT E VLORËS, MURAT ISAKU, MIMOZA AHMETI, GËZIM KRUJA, IRIS HALILI, ALEKO PRODANI, NAJADA SOJLI, MARKO CAKA, IRINI QIRJAKO, QEMAL AGAJ, IRMA LIBOHOVA, ALBERT ZHOLI, ENO PEÇI, MIHALLAQ ANDREA, TODI LLUPI, XHULIETA KULLA, ARQILE LIPE, PETRIT LULO, BASHKIM ALUSHI, MARJANA BULKU, RAJMONDA MOISIU, VASIL VASO, MARTTA OTTO, JORGOS KORAS…

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …