Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës as një vërejtje për vazhdimin e misionit të EULEX në Kosovë

Qeveria e Isa Mustafës hoqi dorë nga të gjitha kërkesat që i kishte  bërë verbalisht gjoja për  reduktimin e pranisë së EULEX-it dhe ricaktimin e një formati mbikëqyrës.  Kjo Qeveri vasale ndaj Brukselit dhe Beogradit është pajtuar pa asnjë kusht që EULEX-i të vazhdojë mandatin deri më 15 qershor 2018 me mundësi të pakufishme të qëndrimit në Kosovë, nësë kjo qeveri arrin të mbijetojë edhe dy vite. Ftesën për vazhdim të mandatit Hashim Thaçi ia ka adresuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, e cila pa vonuar pritet ta kthejë letrën menjëherë. Mandati aktual i EULEX-it përfundon të martën, prandaj deri në këtë ditë Kuvendi pritet ta ratifikojë këtë letërkëmbim, e edhe të miratojë ndryshimet ligjore që të premten i ka sponsorizuar Qeveria dhe që ndërlidhen me këtë mision.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …