leoni

Kryetari, Sokol Haliti ka marrë pjesë në projektin “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve në Kosovë”

Kryetari Haliti ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ngjarjen e fillimit të projektit “Përkrahja e institucioneve dhe komuniteteve për të nxitur një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të hapur në Kosovë”, e iniciuar dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Znj. Emilija Redžepi – Zëvendëskryeministre për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitetet z. Thomas Kolly – Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Edward Lister – Sekretari i dytë politik, Shef i politikës së jashtme, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe znj. Anna Rostocka – Shefe e Misionit, IOM. Gjatë këtij takimi u bë me dije se të pranishmit kanë lavdëruan punën e mirë të kryetarit Haliti qe po e bënë në komunën e Vitisë. Përndryshe objektivi parësor i projektit që është lansuar sot është të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit gjithëpërfshirës që synojnë të përfitojnë të gjitha komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Të mërkurën Promovohet monografia, kushtuar veprimtarit atdhetar, Mustafë Rexhepi

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit …