U mbajt Konsultimi publik në objektin e SHPG “Hareja” në Rahovec

Ekzekutivi i komunës së Rahovecit, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, mban konsultimin publik me grupin e Grave për Qarkoren e Parë Buxhetore 2024 dhe KAB 2024-2026. Konsultimi publik u mbajt në objektin e SHPG “Hareja” në Rahovec, me grupin e Grave, me datë 21.6.2023. Ky konsultim ka për qëllim që Komuna së bashku me qytetarët të hartojnë dhe vendosin për prioritet në projekte, politika publike dhe në gjithë vendimmarrjen e Komunës sonë. Kërkesat më pas do të hynë edhe në projekt buxhetin e vitit 2024. Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka bërë prezantimin e Qarkores dhe KAB-it duke thënë se sipas projeksioneve të buxhetit për vitin 2024 do të jetë 20 milion e 034 mijë e 785, Mallrat dhe Shërbimet do të jenë 2 milion e 466 mijë e 340 euro, Subvencionet dhe Transferet do të jenë e 890 mijë euro, Shpenzimet Kapitale 6 milion e 007 mij e 462 mijë euro. Kërkesat e grupit të Grave kishin të bënin me lirimin e trotuareve, ndriçimi publik, përkrahja e fëmijëve me aftësi të veçanta, problemin e qenve endacak, rregullimi i hapësirës së jashtme të shoqatës, përkrahje për gratë e moshuara, shpërndarjen e më shumë bursave për studente femra etj. Për mbajtjen e konsultimit, do të përgatitet raporti dhe procesverbali dhe të njëjtit do të publikohen në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/category/konsultime-publike-al/

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …