Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri Kurti të shpallet non-grata nga Amerika, në rast se refuzimi për shtendosje do të jetë i skajshëm. Ai thotë se kjo është një ide e tmerrshme që do ta bëjë kryeministrin Albin Kurti edhe më të pabindur, por potencon se nuk e përjashton edhe këtë mundësi, duke sqaruar se Albin Kurti ka pasur probleme që të pajiset me vizë amerikane si opozitar. Serwer, saktësoi me këtë rast se nëse Kurti refuzon planin për shtendosje kjo do të thotë qartë se Amerika dhe BE janë të përgatitura për t’i bërë presion. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kurti të shpallet non-grata nga Amerika. I pyetur nga Ekspress, nëse beson që Amerika do ta ndëshkojë Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti nëse s’do të ketë lëvizje të pozicionit për propozimin tre pikësh të BE-së, për shtendosje, Serwer ka thënë se Uashingtoni dhe Brukseli janë të përgatitur për t’i bërë presion Kosovës derisa të arrijnë qëllimet e tyre.