Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

Guénaël Mettraux, gjyqtari i Speciales shprehet i pa kënaqur me logjikën e redaktimeve nga prokuroria

Nga 41 seanca  sa janë mbajtur deri tanë në Gjykatën Speciale,  në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, shumica  kanë qenë private, po ashtu edhe shumica e provave janë të redaktuara, të censuruara. Gjykatësi Mettro, ka pyetur me habi se si është e mundur që trupi gjykues të nxjerrë në fund një aktgjykim bazuar në këtë ecuri të procesit. Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka nisur me 3 prill dhe deri me tash janë dëgjuar vetëm 10 dëshmitarë dhe ata pothuajse në tërësi në seanca private. Kjo ka ngritur kritika të mëdha në publik. Gjykata Speciale është kritikuar edhe më herët për mbylljen ndaj  publikut e mbrojtjes, pasi shumë nga provat e saja janë të redaktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …