Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: MPJ për shkak të inateve nuk shfrytëzuan mundësinë për të marr një njohje

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli në një intervistë të dhënë së fundi në një prej mediumeve ka thënë se i ka sjell 35 njohje shtetit të Kosovës dhe se pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të ishte e lehtë. “Pa ekzistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ndodhte asnjë njohje, ndoshta prej Shqipërisë dhe asnjë tjetër, çdo njohje që e kam sjell këtu ka pasuar me diçka tjetër”, tha ai. Duke folur për njohjet, Pacolli ka treguar se më e vështira ishte ajo e Madagaskarit pasi ai shtet nuk ka pranuar si fillim që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Sa i përket ndonjë bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Pacolli mohon të ketë një bashkëpunim me ta, ai tregon se si kjo ministri për shkak të inateve nuk shfrytëzuan mundësinë për të marr një njohje prej një shteti afrikan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …