Lajçak takon senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, diskuton me ta për gjendjen në Kosovë

Lajçak takon senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, diskuton me ta për gjendjen në Kosovë

Emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar sot dy senatorët amerikanë Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Ballkanin perëndimor, veçmas për situatën në Kosovë. Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me senatorët Hollen dhe Murphy janë dakorduar për nevojën e depërshkallëzimit të situatës në Kosovë dhe rikthimin në dialog. “Pata një takim të rëndësishëm me senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak. Më tej ai tha se “Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”.
>

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …