Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar se ka ftuar në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri. Borrell, përmes një postimi ka deklaruar se duhet de-esklaim të menjëhershëm të situatës dhe zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. “Kam ftuar në Bruksel liderët e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të Kosovës, Albin Kurti, për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për de-eskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi Borrell. Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se atje do të insistojë për lirimin urgjent dhe pa kushte të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …