Eksperti për Kosovën, Konrad Clewing, ka deklaruar se Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës. Ai, në një intervistë për Deutsche Welle u shpreh se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq po e ripërdorë Kosovën për të zbutur, ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij. “Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë. Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, në anën e Serbisë, edhe pse forcat e NATO-s në veri të Kosovës (konkretisht në Zveçan) nuk u sulmuan vetëm nga përfaqësuesit e popullsisë lokale, por – edhe nga agjentët e shërbimit sekret serb dhe policia. Perëndimi heshti për një kohë për arrestimin e tre policëve, dhe deri tani nuk e ka dënuar ashpër këtë veprim. Clewing ka potencuar se nuk do të ketë Republikë të KFOR-it në veri të vendit. Ndërsa, për shtensionimin e situatës është shprehur se Perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon. Ai ka thënë Kosova duhet të tregohet më pragmatike. Sidomos duke prezantuar një koncept realist për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …