Josep Borrell: Kurti e Vuçiqi janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës. Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell tha se “nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës… Megjithatë, ai theksoi se “arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”. Gjithashtu, Borell deklaroi t’i ketë thënë Vuçiqit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”. Ai shtoi se do të jetë në kontakt të ngushtë me të dyja palët në ditët në vijim dhe se ai do të raportojë te ministrat e jashtëm të BE-së të hënën për “ku qëndrojmë dhe ku duhet të shkojmë”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …