Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim njohësin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph. Bashkë me të diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe nevojën e madhe për veprime e vendime të matura e të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese për vendin. “Profesorin Edward e falënderova për përkushtimin e tij në mbrojtje të së vërtetës tonë, si popull e shtet, në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.
