Në komunën e Deçanit mbahet Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2024/01

Mbahet Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2024/01

Në sallën e Kuvendit të Komunës, u mbajt sot Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2024/01. Mbledhjen e hapi kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, në praninë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, asambleistëve, drejtorëve të shkollave, zyrtarëve komunal, perfaqësues të fshatrave, e qytetarë të tjerë. Sipas Qarkores së parë Buxhetore, shuma e paraparë për Komunën e Deçanit është:
Granti i përgjithshëm 6,225,959
Granti i Arsimit 4,611,056 euro
Granti për Shendësi 1,400,735
Sherbimet Rezidenciale 200,000
Të hyrat Vetanake 1,145,056
Totali 13,459,255
Dhe në bazë të këtije buxheti të paraparë, vazhdoj diskutimi me vërejtje dhe sugjerime nga ana e të pranishmëve, ku qëllimi kryesor është ndarja sa më e arsyshme dhe hartimi i planeve dhe politikave në të mirë të qytetarëve. Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet mund të paraqiten në zyren e kryetarit dhe drejtorine për Buxhet dhe Financa.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …