Në komunën e Rahovecit mbahet konsultimi publik me fermer

Ekzekutivi i komunës sëRahovecit, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, mban konsultimin publik me biznese dhe fermerë për Qarkoren e Parë Buxhetore 2024 dhe KAB 2024-2026. Konsultimi publik u mbajt në sallen e Kuvendit Komunal në Rahovec, me biznese dhe fermerë, me datë 22.6.2023. Ky konsultim ka për qëllim që Komuna së bashku me qytetarët të hartojnë dhe vendosin për prioritet në projekte, politika publike dhe në gjithë vendimmarrjen e Komunës sonë. Kërkesat më pas do të hynë edhe në projekt buxhetin e vitit 2024. Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka bërë prezantimin e Qarkores dhe KAB-it duke thënë se sipas projeksioneve të buxhetit për vitin 2024 do të jetë 20 milion e 034 mijë e 785 euro, Mallrat dhe Shërbimet do të jenë 2 milion e 466 mijë e 340 euro, Subvencionet dhe Transferet do të jenë e 890 mijë euro, Shpenzimet Kapitale 6 milion e 007 mij e 462 mijë euro. Kërkesat e bizneseve dhe fermerëve kishin të bënin me: investime kapitale, rregullimi i rrugëve lokale, kanalizim, shenjëzimi i rrugëve, mermetimi i rrugëve, investime në sera, rrethrrotullimi në fshatin Xërxë dhe Krushë të Madhe etj.

Për mbajtjen e konsultimit, do të përgatitet raporti dhe procesverbali dhe të njëjtit do të publikohen në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/category/konsultime-publike-al/

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …