Fadil Nura: Në Rezallë të Re sot nisën punimet për trotuarin që do të jetë i gjatë mbi 500 metra

Kryetari i Komunës, Fadil Nura ka bërë të ditur se krahas punimeve që po zhvillohen në Kostërc, për ndërtimin e trotuarit nga Turiqeci deri në Runik, ka nisur edhe një projekt tjetër i ri në infrastrukturën rrugore publike. Në Rezallë të Re sot nisën punimet për trotuarin që do të jetë i gjatë mbi 500 metra.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar sot punimet, që kanë për qëllim ndërtimin e trotuarit, në funksion të modernizimit të infrastrukturës rrugore, si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve në komunikacion.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …