Agim Aliu: Deri në fundvit mbi 2 milionë euro investime në bujqësi

Deri në fundvit mbi 2 milionë euro investime në bujqësi vetëm së fundmi 15 gra fermere përfituan grante në vlerë totale 150,000.00€

Bujqësia është një nga segmentet më krenare të qeverisjes sonë.Vetëm së fundmi, 15 gra fermere u mbështetën me 150,000.00€ grant si rrjedhojë e bashkëpunimit tonë në projektin IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës – financuar nga BMZ e që do të vijoj edhe në dy faza të tjera me 450,000.00€ grante totale për gratë fermere, nisëm vaksinimin e fondit blegtoral për të ndikuar në shëndetin e tufës e përmirësimin racor, deri në fundvit, do të shpërndajmë subvencione në pajisje e mekanizëm bujqësor subvencionim të kulturave bujqësore në vlerën 500,000.00€, ndarja e serrave për 130 fermerë do të bëhet brenda pak ditësh, gjersa rregullimi i rrugëve të arave, pikave ushqyese për qentë endacak shpërndarja e plehut artificial e shumë të tjera veçse kanë filluar e disa prej tyre kanë përfunduar, që do ta mbyllin vitin 2023, si asnjë vit tjetër në historinë politike të Ferizajt, me mbi 2 milionë euro investime,mbështetje për bujqit e fermerët ferizajas.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …