Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve mbi katër orë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin Aleksandar Vuçiq, në një përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve në veri të vendit. I vetmi pajtim që është arritur, sipas Borrellit, janë zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat veriore, por për modalitetet se si dhe kur të organizohen, ka thënë ai, do të punohet ende. Për të bërë përpjekje për të ecur përpara, kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete dhe në këtë kontekst jemi pajtuar për nevojë për zgjedhjet e reja dhe kemi diskutuar për modalitetet dhe hapat për të arritur atje. Ende nuk kemi arritur atje”, ka theksuar ai. Borrell ka thënë se para palëve ka bërë propozime konkrete, që kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave speciale policore të Kosovës nga afërsia e 4 objekteve komunale, tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale si dhe frenimin e protestuesve serbë nga dhuna. Nga Kosova kemi kërkuar suspendimin e aktiviteteve policore nga objektet komunale dhe kryerjen e detyrave të 4 kryetarëve nga lokacione alternativë dhe nga Serbia që të tërheqë protestuesit. Pas qetësimit të situatës, duhet të vazhdojë dialogu i BE-së si dhe të implementohen marrëveshjet e arritura, ku parashihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ka thënë mes tjerash, Josep Borell.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …