Filloi procesi i zgjedhjeve të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës

Ka filluar organizimi i Këshillave Lokal në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në rregulloren për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në Këshillin Lokal të fshatrave Astrazup dhe Burim, ku është zgjedhur kryesia, kryetari dhe nënkryetari i këtij këshilli. Zgjedhja apo formimi i Këshillave Lokal, organizohet nga komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, bazuar në rregulloren komunale, që e rregullon formimin e këshillave lokal. Ky komision përbëhet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevë, sipas përfaqësimit politik në kuvend, një anëtar nga Zyra e Kryetarit të Komunës dhe një anëtar nga shoqëria civile. Kuvendi i këshillit lokal për Astrazup dhe Burim, ku ishin të pranishëm 102 anëtar të kuvendit, e kanë zgjedhur kryesinë e këshillit të tyre, që përbëhet nga nëntë anëtarë, ku gjashtë anëtarë janë nga fshati Astrazup dhe tre nga fshati Burim, ndërsa kryesia e ka zgjedhur për kryetar të këshillit, Nuredin Morinën, dhe nënkryetar Gëzim Krasniqin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …