Qeveria e Kosovës ka autorizuar institucionet qendrore dhe ato lokale që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ndërprerjen e punimeve në lagjen ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan, projekt ky që po financohet drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë. Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa e vlerëson si të jashtëligjshëm fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e lagjes serbe ‘Lugina e Diellit’, ndërkohë paralajmëron ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore për parandalimin e një ndërtimi, të cilin e konsideron të egër. Për këtë arsye, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar takim me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Stevan Vulloviq, për këtë çështje. Ndërkaq, partitë opozitare fajin e hedhin tek Qeveria e Mustafës, për projektin të cilin e konsideron si kolonizim të Kosovës nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …