Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar sërish lirimin e tre policëve të kidnapuar më 14 qershor në veri të Kosovës nga forcat serbe. Ai u shpreh se nëse tre policët nuk kthehen në shtëpi, nuk mund të ketë përparim të dialogut në mes të dyja vendeve. “Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës është shqetësuese sepse shtetet demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombësve të një shteti tjetër.”, tha Rama në një konferencë për media.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …