Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rasti i sotëm ku u parandalua një sulm terrorist në afërsi të Zveçanit, i konfirmon informacionet e pranuara nga institucionet e sigurisë se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake. Ai ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimin e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit. Sveçla ka theksuar se vetura me targa të Beogradit është identifikuar rreth 100m larg komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake. Sipas tij, të gjitha këto mjete “kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …