leoni

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarve Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për veprën penale të Shpërdorimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarve Naser Osmani  dhe Atdhe Gashi për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, duke i dënuar secilin me nga tri vjet burg. Në këtë rast, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit”. Për të akuzuarin Bujar Bukoshi procedura është veçuar. Sipas këtij aktgjykimi të akuzuarit Osmani dhe Gashi obligohen që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin 255 mijë e 398 euro e 41 centë, në afat prej 15 dite prej plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në buxhetin e Republikës së Kosovës, `thuhet në njoftimin e Gjykata Themelore në Prishtinë. Të njëjtit obligohen që secili veç e veç të paguaj shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe shumën prej 20 euro në emër të Fondit te Viktimave te Krimit. Ndërsa për të njëjtit është refuzuar akuza për veprën penale “Shmangia nga Tatimi” nga neni 249 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit absolut të veprës penale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …