Josep Borrell: Jam i alarmuar me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian,  Josep Borrell është shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK- së në Mitrovicën e jugut. Borrell në Tiwtter ka shkruar se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon të bëhet edhe më i rrezikshëm. Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”, ka shkruar ai, Borrell në një postim të tij. Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar  të premten marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …