Gjylsere Ibrahim Sahiti (15.12.1978 – 23.6.2001)

Gjylsere Ibrahim Sahiti (15.12.1978 – 23.6.2001)

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte ushtri e vullnetarëve liridashës shqiptarë, të cilët pas luftës në Kosovë dhe në tri komunat e Kosovës Lindore, filloi aktivitetin luftarake në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me qëllim për t u çliruar nga hegjemonia dhe depostizmimi sllavomaqedonas. Kësaj lufte iu bashkuan shqiptarë nga të gjitha viset etnike dhe pas disa muaj luftimesh të rrepta, në gusht të vitit 2001, kreu i luftës nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, e cila parashihte realizimin të gjitha të drejtateve kombëtare e shoqërore për shqiptarët por jo edhe të drejtën e autonomisë.
Në luftën e Ushtrisë çlirimtare kombëtare kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë liridashës ndërsa nga mesi i tyre kanë rënë dëshmorë nga viset shqiptare të Maqedonisë, të Kosovës, Shqipërisë dhe Kosovës Lindore. Në luftën e UÇK-së kanë rënë edhe komandantë e luftëtarë të njohur kombit si Tahir Sinani, pjesëmarrës në tri luftërat çlirimtare, Naser Ademi pjesëmarrës në të gjitha luftërat çlrimtare në ish-Jugosllavi, në Kroaci, Bosnje, Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni, Fadil Nimani, Skerdilajd Llagami e shumë të tjerë.

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përveç bijve më të mirë e më të përkushtuar të kombit iu bashkuan edhe bijat besnike të atdheut, si profesoresha, Hyrë Emini, nga Ferizaj, luftëtare e tri luftërave çlirimtare, pastaj edhe Gjylsere Sahiti nga Kumanova e vajza të tjera. Gjatë luftës së UÇK-së në Maqedoni janë martirizuar edhe Adelina Arifi, Hyrjete Hajdari, Fatime Veliu, Jehonë Salihu dhe Latife Salihu, dhe shtatë bija nëna e nuse të familjes Zymeri: Valbona Zymeri, Hysnije Zymeri, Selvije Zymeri, Syzanë Zymeri, Neale Zymeri, Nerimane Zymeri dhe Fitore Zymeri.
Gjylsere Zymeri u lind më 15 dhjetor të vitit 1978, në Kumanovën e njohur për kontributin që u ka dhënë tri luftëtave tona çlirimtare.
Shkollën fillore e kreu në Kumanovë ku i kishte filluar edhe mësimet e shkollës së mesme të cilën nuk arriti ta përfundojë meqë rrjedhte nga një familje e varfër. Babai i saj Ibrahimi dhe nëna Ferizadja lindën e rritën, katë bij dhe pesë bija, Gjyselja ishte sugarja e familjes.
Ajo ishte frymëzuar nga heroina shqiptare Shote Galica, pastaj, Ibe palikuqi e trimëresha të tjera, andaj edhe pa hezituar kishte marrë armën dhe iu kishte bashkura radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në fshatin Nikushtak.
Gjatë ofensivës së forcave sllavomaqedone në fshatin Nikushtak. Gjyserja kishte rënë në altarin e lirisë së Atdheut, më 23 qershor të vitit 2001. Bashkëluftëtarët, trupin e saj i kishin varrosur në fshatin Hotël. (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …