Shefi i BE-së, Josep Borrell, lëshoi dha deklaratë zyrtare pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Kosova dhe Serbia

Albin Kurti i drejtohet ashpër Borrellit: Dezinformimi juaj është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kryeministri, Albin Kurti, iu ka  përgjigjur ashpër dhe me zemërim  shefit të BE-së, Josep Borrell, për alarmimin që ka dhënë ai lidhur me arrestimet në veri dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Në një reagim në tij Kurti ka thënë se “dezinformomi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”. Borrelli ishte shprehur shumë i alarmuar për arrestimet e jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut, duke  deklaruar  se Bashkimi Evropian nuk do të  tolerojë përshkallëzim të mëtejmë të situatës. Albin Kurti Kurti ka thënë me këtë rast se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme iu fryjnë tensioneve dhe u ndihmojnë atyre që kërkojnë përshkallëzim. Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar Kurti në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …