Doli nga shtypi libri, Mulla Sherifi i Kizharekës, i autorit, Ahmet Qeriqi

Doli nga shtypi libri, Mulla Sherifi i Kizharekës, i autorit, Ahmet Qeriqi

Ka dalë në  dritë  libri, Mulla Sherifi i Kizharekës,  i njohur edhe si Nastradini i Drenicës, vepër studiuese dokumentare e  autorit, Ahmet Qeriqi. Lexuesi në Kosovë e më gjerë, tani  ka në dorë një libër krejtësisht të veçantë, si për nga përmbajtja ashtu edhe nga qasja realiste që i ka bërë kësaj teme, autori, njohës  edhe i traditës, fesë dhe kulturës islame në vendin tonë. Mulla Sherif Bajraktari (1881-1963) përveç hoxhë imam dhe burri i zakonit, ishte edhe një humorist e satirik, ndër më të njohurit në Kosovë. Anekdotat e tij, origjinale sjellin një pasqyrë tejet interesante për realitetin dhe kontradiktat shoqërore të kohës kur ka jetuar dhe ka vepruar mulla Sherifi.

Libri, Mulla Sherif i Kizharekës,  i autorit, Ahmet Qeriqi ka dy pjesë. Pjesa e parë për jetën dhe veprat e mulla Sherif Bajraktarit të Kizharekës, ku janë përzgjedhur më shumë se 24 anekdota dhe pjesa e dytë me biografi të katër hoxhallarëve të përndjekur e të persekutuar nga regjimi komunist jugosllav. Ata janë myderrizi i mirënjohur i Drenicës, mulla Azem Ramë Olluri (1925-1913), hoxha që kishte sjellë dhe kishte shpërndarë në Kosovë poemën e Vaso Pashë Shkodranit, “O moj Shqypni”  mulla Emin Miftari (1888-1980), Mulla Hazir Meta ( 1912-1942) të tre nga Krojmiri dhe mulla Sinan Duga (1898-1984) nga fshati Dugë.

Libri ka 192 faqe, botoi Radio-Kosova e Lirë, Shtypi, Shkrola.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …