Miliona e miliona shqiptarë sot do të ndjekin me interesim ndeshjen e parë të Kombëtares Kuqezi në Kampionatin Evropian. Përfaqësuesja kuqezi sot do të përballet me Zvicrën, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e Lensit në Francë me fillim nga ora 15:00. Mijëra tifozë shqiptarë do të jenë në shkallët e stadiumit për t’i dhënë mbështetjen e tyre të parezervë lojtarëve të Kombëtares. Kjo sfidë vlerësohet të jetë interesante edhe për faktin që në ekipin e Zvicrës luajnë shtatë futbollistë me origjinë shqiptare. Trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi konsideron se ndeshja e sotme kundër e Zvicrës është e rëndësishme, por jo edhe vendimtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …